Albana Shtylla, zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

J L

Albana Shtylla u zgjodh ditën e sotme në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ajo do të zëvendësojë në detyrë Natasha Mulajn, së cilës i mbaroi mandati trevjeçar.

Shtylla u zgjodh me votim unanim nga të gjithë anëtarët e tjerë të Kolegjit të Posaçëm.

Një nga juristet më të mira të vendit, Shtylla ka qenë ‘Drejtuese e Sekretariatit të Reformës në Drejtesi”.

Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtore e kabinetit të Avokatit të Popullit.

Që prej themelimit të KPA-së, ajo është një prej gjyqtareve më të pakontestuara në institucionin që bën verifikimin përfundimtar të magjistratëve.

j.l./ dita

Share This Article