Lufta brenda fisit,
sapo ka filluar,
ka dhe Alibeaj,
një vlla të dënuar!.
Ai Alibeaj,
nga fronti i qymyrit,
që sot në çdo studio,
shkon kundër Fatmirit!.
Nga Erioni erdhi,
ky informacion,
që në Parlament,
miza numuron!.
Miza numuron,
që e priftë e mbara,
duhet ta kish thënë,
shumë kohë përpara!.
Se të tilla fakte,
fronti i qymyrit,
nuk lé pa i thënë,
çdo hallkë e zinxhirit!.
Tani krejt natyrshëm,
pyetja vjen vetë,
a duhet-Entoni,
të jetë deputet?!.
S’ka problem me ligjin,
s’i quhet skandal,
por e ka të madh,
problemin moral!.
S’dimë pse e ribëri,
Luli deputet,
po dimë që vetingu,
karierën ja pret!.
Karrierën ja pret,
një orë e më parë,
nëse do skanohej,
sot si një gjyqtar!.
Duhej bërë veting,
për politikanët,
në një sitë të hollë,
ata edhe tanët!
Në këtë llumnajë,
hyn e nuk del dot,
s’e nisën nga vetja,
se nuk janë idiotë!.
Po unë po e pyes,
frontin e qymyrit,
fiks në këtë kohë,
pse ju qep Fatmirit!.
Reformën e madhe,
ai ka drejtuar,
duan-që Reformën,
për ta zhvleftësuar!.
Në sitë të Reformës,
do kalojë qymyri,
edhe sikur nesër,
të mos jetë Fatmiri!.
Po kot Alibeajt,
janë kaq të zjarrtë,
se punë e Agronit,
s’është fare e qartë!.
Të gjitha afatet,
tani janë shuar,
edhe në mungesë,
ai është dënuar!.
Tash me Kushtetutë,
gjërat kanë ndryshuar,
një gjykim i ri,
i duhet garantuar!.
Ai nen i shtuar,
dhe me unanim,
Konventë e Gjenevës,
e ka detyrim!.
Nuk mbron kriminelët,
Petrit-o mavri,
po mbron para ligjit,
njëlloj çdo njeri!.
Nëse rigjykim,
sot një shtet nuk do,
tregon se gjykimi,
është bërë shkel e shko!.
Arben Duka
