Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtuar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin ndaj drejtuesve të cilët drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T., pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi N. M.
Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
111 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
77 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë pezulluar 146 Leje Drejtimi nga këto: 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara .
Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret
#PoliciaAleatiYtPerSiguri
#BashkepunoEdheTi
l.h/ dita
