Ambasadori i Britanisë Nicholas Cannon e quan një nga reformat më të sukseshme të vitit të dytë të qeverisjes PS-LSI reformën në arsim.
Në një konferencë në lidhje me arsimin e lartë ambasadori Cannon nënvizoi se sistemi i reformuar arsimor e bën Shqipërinë një vend më të mire.
“Reforma e arsimit është arritja m e madhe legjislative gjatë vitit të dytë të qeverisjes. Ashtu siç është reforma zgjedore në vitin e parë. Dhe reforma në drejtësi urojmë të jetë vitin e tretë. Nuk po duam të imponojmë model britanik por një model shqiptar të implementojë nevojat e vendit” deklaroi ambasadori britanik.
