Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, policia tashmë e ka një të dyshuar.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Redjan Rraja, kusheri deputetit socialist Rrahman Rraja, i dyshuar si i përfshirë në atentat.
Rraja u arrestua në momentin që po largohej nga Shqipëria.
Rraja u identifikua nga pështyma dhe gjurmët e gishtave në një nga maskat e gjetura në makinë.
Atij i janë sekuestruar dy celularë, të cilët nuk janë zhbllokuar.
o.j/dita
