Për të lexuar pjesën e parë, klikoni KËTU
Disa ditë para vrasjes Azem Hajdari ka takuar plakun e Haklajve dhe ka biseduar vetëm për vrasjen e djalit, Shkëlqimit.
Më poshtë pjesa II e audio-intervistës së DITA me Hamdi Haklajn, marrë 6 vite më parë.
“Azemi i ka thënë babës, që urdhëruesi i vrasjes është Sali Berisha. I ka bërë be, është betuar edhe në Dervish Luzhën, një njeri i mirë të cilin tropojanët e kanë respektue. E ka vu dorën disa herë gjatë betimit të tij në një bust të vogël të Dervish Luzhës qe Azemi e mbantë në zyrë.
Azemi ju ka betu babës, që ai nuk ka dorë në vrasjen e djalit të tij por duke i thënë që prej këtu të është vra djali, e duke i treguar me gisht zyrën e Saliut. Azemi i ka dhënë babës edhe një letër të shkruar me dorë për Fatmirin” – thotë Haklaj në këtë regjistrim.
Më poshtë ndiqeni të plotë në versionin audio:
Duke klikuar KËTU mund të lexoni: – Çfarë ndodhi mes Fatmir Haklajt – Azem Hajdarit dhe personave që shoqëronin secilin prej tyre gjatë sekondave të vrasjes -Plagosja e badigardit të Hajdarit që ishte edhe nip i Haklajve dhe çfarë ndodhi pas vrasjes – A kanë qenë vëllezërit Haxhiaj të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit – Pistoleta me silenciator e Hajdarit dhe Berisha që pa nga dritarja të gjithë ngjarjen – Haklajt kundër mobilizimeve të Berishës në Tropojë kundër revoltës në jug, si një nga shkaqet e armiqësisë së egër të pas 97-s – A është e vërtetë që Haklajt kanë dashur të vrasin Berishën dhe se janë shkaku i jelekut antiplumb të tij
*Me kërkesën e të intervistuarit nuk lejohet riprodhimi i saj nga faqe të tjera online dhe nuk do postohen reagime lexuesish