Berisha i ka djegur të dy shanset për t’u bërë President!

Ornela

Para ca kohësh Genc Ruli vetë,

i tha Berishës për pozicionin,

nga kandidimi të vetë tërhiqej,

ndryshe të tjerë do largonin!

 

Po me kërkesën e zotit Ruli,

Sali Berisha hallatet talli,

se pa bërë listat zoti Luli,

Berisha kandidimin shpalli!

 

Ne që trajtojmë këto tema,

dimë t’i kuptojmë këto punë,

me vetëkandidim i thotë Lulashit:

“Këtu agai jam ende unë!”

 

Për një tablo dhe më të plotë,

hyri në lojë vetë shoku Metë,

i jep Berishës zyrën e tij,

dhe shef qeverie bëhet vetë!

 

Ky lajm që s’ka fare kuptim,

u hodh në treg si thashethem,

sepse një vjeshtë që s’ka lule,

nuk mund të ketë as polem!

 

Se dihet mirë që polemi,

lulet e tjera fekondon,

teorikisht një lule e tharë,

me presidencën keq stonon!

 

Ky është për Lulin diversion,

për ta shtrënguar në kapistër,

po Luli në zgjedhje konkuron,

për t’u bërë Kryeministër!

 

Në një kualicion normal,

në këtë formë punon logjika,

po çelsin për qeverinë e re,

pa diskutim e ka Monika!

 

Dhe nëse hyn në këtë lojë,

që motivim t’i japë partisë,

kërkon të ketë Kryeministrin,

ose bllokon bërjen e qeverisë!

 

Qeverinë Meta mund ta marrë,

mund ta marrë pa u përpjekur,

po Berisha në Presidencë,

të dyja shanset i ka djegur!.

 

Ne thashethemit nuk ja dimë,

s’ja dimë aspak autorin,

por ai në çdo variant,

ndihmon në zgjedhje veç piktorin!

 

Demotivon bazën e PD-së,

paralizon komplet partinë,

se ata nuk e përtypin dot,

të marrë Monika qeverinë!

 

Si thashethem do arshivohet,

ky lajm që s’ka dhe aq kuptim,

dhe s’besoj të përgënjeshtrohet,

nga asnjë njeri në vendin tim!

 

Duke i mbyllur këto vargje,

flas seriozisht-krejt pa shaka,

se riciklimi i Berishës,

do qe për Vendin një hata!

 

P.S. Duke i shprehur familjes se Sabit Brokajt ngushëllimet më të thella,për ikjen nga jeta të këtij burri të lartë që ka qënë dhe miku im i shtrënjtë,ju njoftoj se shumë shpejt do të botoj këtu një elegji dhimbjeje dhe malli.

 

A.DUKA

Share This Article