Bubuzhelët s’e ndryshojnë dot historinë e LANÇ-it!

Ornela

Bubuzhelat dolën,
edhe këtë vjeshtë,
po punë e ballistëve,
është shumë e thjeshtë!

Partia e tyre,
këto tridhjet’ vjet,
s’ka fituar kurrë,
asnjë deputet!

Njëlloj si ata,
kokërr deputeti,
s’ka fituar kurrë,
as “Legaliteti”!

Edhe për të tjerët,
keq tregojnë pikët,
zero deputetë,
edhe “Politikët”!

Qenë “një milionë”,
të persekutuar,
po votat e tyre,
ku kanë avulluar?!

Një pinjoll i mbetur,
vërvitet si xhind,
po klasa e tyre,
s’është as një për qind!

Kemi histori,
të falsifikuar,
për sa janë burgosur,
sa janë pushkatuar!

Ato shifra kohës,
s’i qëndrojnë kurrë,
dhe pse me Kushtetutë,
ishim diktaturë!

Se u çmènd Nishani,
dhe i dekoroi,
ballistët nga krimet,
dot nuk i pastroi!

Edvini-Mit’hatin,
e ringriti kot,
se vulën e turpit,
nuk ja hoqi dot!

Është kthyer në trend,
shpifja dhe pisllëku,
ekranet u mbytën,
nga budallallëku!

Këta bubuzhela,
që në llum jetojnë,
historinë e luftës,
duan të ndryshojnë!

Kush jeton në baltë,
rron për të baltosur,
po me gjak dëshmorësh,
lufta është vulosur!

Lexoni kujtimet,
e zotit Kadri,
për ikjen e Ballit,
pa nder e lavdi!

Dhe Kadriu vetë,
iku si një qyq,
ama-të vërtetën,
e thotë lakuriq!

Tregon për Mit’hatin,
simbol tradhtie,
se u arratisën,
tok me një anije!

Kur flet Kadri Cakrani,
komandant në Ball,
duhet që ta mbylli,
halen çdo tellall!

Këta bubuzhela,
në mes të Tiranës,
të gjithë marrin rroga,
nga shteti i Ramës!

Heronj e dëshmorë,
në fotografi,
i kaluan kërmat,
gjer në çmenduri!

Kujt i rrjedh në deje,
gjaku i Skënderbeut,
s’mund të ketë qeder,
nga mizat e dheut!

Lufta partizane,
mali më i lartë,
bubuzhelët dot,
s’e mbulojnë me baltë!

A.DUKA

Share This Article