Ç’është e drejta kanonike?

anazapta

 

E drejta kanonike është e drejta kishtare. Përfshin tërësinë e ligjeve, vendimeve e rregullave të vendosura nga Kisha, që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e besimit dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore (penale, civile etj.)

Ka pasur si burime kryesore kanonet – vendimet e koncileve (kuvendeve klerikale) ose sinodeve (organe kolegjiale të kishës me kompetenca fetare e gjyqësore), vendimet e papëve të Romës, të patrikëve të kishës bizantine e të organeve të tjera të larta kishtare.

Normat e saj vlejnë për të gjithë të krishterët.

E drejta kanonike në Shqipëri si dhe gjykatat fetare që e zbatonin atë, ka vepruar deri në vitet 1928-29.

i.b. / dita

 

Share This Article