Danielsson takon Ramën dhe Bushatin: Reforma në drejtësi, çelësi për në BE

Leda Hysa

 

Kryeminsitri Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati janë takuar paraditen e sotme me drejtorin për zgjerimin në KE, Christian Danielsson.

Danielsson ka uruar ditën e Europës nga Tirana, ndërsa ka thënë se dritarja aktuale e mundësive duke ndjekur reformat ambicioze që do të sjellin përfitime për qytetarët është thelbësore në këtë rrugë.

“Shkëmbime të mira me kryeministrin Edi Rama për hapat që janë para, për samitin e ardhshëm të Sofjes, reformën në drejtësi dhe Vetingun. Mbajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave, veçanërisht në fushën e ligjit, është çelësi për të avancuar në rrugën drejt BE-së.”

l.h/ dita

Share This Article