Data dhe detajet e protestës kundër ligjeve të censurës online

redaktor
Grupi i koordinimit i protestës kundër paketës së ligjeve të censurës ka njoftuar që protesta e paralajmëruar do mbahet ditën e mërkurë 18 dhjetor 2019, para Parlamentit

Një shall i zi i lidhur mbi gojë do jetë simboli i protestës.

Grupi ka shpërndarë një poster i cili do përdoret nga mediat print dhe online  në faqe të parë si dhe në rrjetet sociale si profil.

Posteri i protestës

Grupi ka ftuar edhe reporterët TV që mbështesin protestën të dalin me shall në fillim të lajneve nëse e kanë të mundur.

Këshilli Shqiptar i Mediave ka depozituar kërkesën për leje për tubim në Drejtorinë e Policisë Tiranë për datat 18 dhe 19.

d.a. / dita

 

Share This Article