Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, i konsideruar si “ushtari” i vrasësit të frikshëm kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK për vrasjet e bujshme ku ata janë përfshirë, duke treguar bashkëpunëtorët dhe porositësit.
Sipas News 24, famiiljarët e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë marrë në mbrojtje nga autoritetet, për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e kriminelëve që kanë rënë në grackën e hetimeve dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Pas dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, Prokuroria e Posaçms ka mundur të hedhë dritë mbi krime të ndryshme të kryer në 10 vitet e fundit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku janë përfshirë 8 grupe të ndryshme kriminale.
j.l./ dita
