Dhe gurët e rrugës kërkojnë arrestimin

DITA Online
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

 

 

Tani Llallë komiku,

po tregon sekrete,

se sa shumë presion,

ka mbajtur mbi vete!

 

Dhe për Vllahutinin,

Llallka ka treguar,

se pranga për Salën,

i paska kërkuar!

 

S’di si funksionojnë,

bisedat në zyrë,

në ja ka kërkuar,

ka bërë shumë mirë!.

 

Ka bërë shumë mirë,

po dëm ka bërë fjalën,

se Llalla ka qëné,

shërbëtor për Salën!.

 

Llallës këtë gjë,

kot do t’ja kërkonin,

sepse shërbëtori,

s’prangos dot padronin!.

 

Saliu ka bërë,

këtu çdo lloj krimi,

ndaj krejt i natyrshëm,

do qe arrestimi!.

 

Kundër kriminelit,

askush s’ka vepruar,

ndaj mortja vazhdon,

duke kërcënuar!.

 

Dhe vazhdon presionin,

kundër drejtësisë,

se do t’i vëjë flakén,

sërish Shqipërisë!

 

Sa të ketë frymë,

kështu do vazhdojë,

se Salën nuk ka,

kush ta arrestojë!.

 

Kush ta arrestojë,

Berishën këtu,

kur aq shpesh në zyrë,

i shkon zoti Lu!.

 

Kur Mona me Metën,

debulesë e kanë,

dhe kur gjithë ekranet,

i rrinë aqe prané!.

 

Kur gjithë opozita,

që komandon vetë,

e kërcënon vendin,

me destabilitet!.

 

Ky do jetë gjithmonë,

i diskretituar,

po do jetë vështirë,

për t’u arrestuar!.

 

Ndofta-pas Reformës,

kanë për t’ja tundur,

por tani që flasim,

duket e pamundur!.

 

Nga të tijët shihet,

kjo si një skandal,

se ne jemi ende,

një vend krejt tribal!.

 

Do ndryshojnë shumë gjëra,

kur ta arrestojnë,

dhe gurët e rrugës,

këtë e kërkojnë!.

 

Prangat dhe qelinë,

Sala i ka hak,

Njëmijë vite burg,

për atë janë pak!

 

Arben Duka

Share This Article