Pa titull
Binte një këmbanë me pikëllimë,
sikur thoshte:”Iku njeri!.”
Iku-do té thonë edhe të tjerët,
kur të bjeré për mua dhe për ty!
Pa titull
Dashuria ndez zjarre me flakë,
m’u në mes të buzës dhe të syrit,
edhe fluturat veç nga dashuria,
digjen m’u në flakën e qiririt!
Pa titull
Largësia për dy që shumë duhen,
edhe larg e larg gjithmonë mbetën,
u shton mallin si zjarre që s’shuhen,
u shton mallin-po u shkurton jetën!
Pa titull
Ti mërzitesh sepse je në ajër,
por mërzitesh kot në të vërtetë,
sepse Bota ku neve jetojmë,
ka në ajër miliarda vjet!
Pa titull
Edhe krimineli më i madh,
që mendon çdo çast vepra të zeza,
zbutet në se do té shkojë,
veç një herë në javë në varreza!
Pa titull
Çdo gjë kapërcehet me vullnet,
kështu shkroi mbi të bardhë Profeti,
ndaj ca rrugë mbeten shpesh në mes,
thjesht se kam munguar tek ne vullneti!
Pa titull
Përditë na lënë njerëz kaq të mirë,
dhe s’e dimë aspak ku venë vërtetë,
që për ta mos mbetesh buzëplasur,
bëjua nderin sa i ke në jetë!
Pa titull
S’të mbetet veç të ngushëllohesh,
kur filli i jetës në ekstrem hollohet,
ai që është mbytur s’mund të laget,
ai që është vrarë s’mund té qëllohet!
Pa titull
Dhimbjet e trupit dhe të shpirtit,
dy prova ku na vuri Perëndia,
kush jané më të forta s’mund ta thotë,
ai që s’i provoi që të dyja!
Pa titull
As Parajsën dhe as Ferrin,
dhe s’e dimë se kush na talli,
s’e zbuluam dot misterin:
“Jezu Krishti-apo Djalli?!”
Arben Duka
