Gazeta gjermane “Die Welt”, shkruan në një artikull të sotëm se Gjykata Speciale do ta marrë të pandehur, zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin.
Sipas saj, Thaçi do të akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit me Serbinë.
Hashim Thaçi ka qenë ndër komandantët më të lartë të UÇK-së dhe ka patur pseudonimin “Gjarpri”.
Sipas gjermanes, ky pseudonim nuk ka qenë i rastësishëm, por se Thaçi vepronte pa lënë gjurmë. Ndër akuzat që mund të rëndojnë mbi Thaçin, sipas gazetës gjermane, janë vrasjet masive të popullsisë rome dhe minoritetit serb.
Më tej, gazeta gjermane shkruan se Thaçi u ka shpëtuar akuzave pasi ka zhdukur provat, ka emëruar në PDK njerëz të lidhur me luftën dhe shërbimet sekrete dhe është e pamundur që ndonjëri prej tyre të dëshmojë për krimet që janë bërë me urdhër të tij.
