Nata e katërt e protestës për vrasjen e Klodianit, grupe të rinjsh nisin të grumbullohen pranë Kryeministrisë, forca të shumta policie në gatishmëri

time

 

Ora ka kaluar nga 18.00. Një grup të rinjsh janë duke marshuar në mënyrë të qetë dhe paqësore në Bulevard, por nuk ka ndërhyrje nga policia.

Para nisjes së protestës postblloqe të shumtë policorë ndalojnë çdo grup të rinjsh të hyjë në shesh, përfshirë adoleshentë dhe të mitur.

Sakaq, nuk ka një skenar të gatshëm se si do të vijojë protesta e ditës së sotme, por pritet për tu parë në vijim dhe nuk dihet nëse do të ketë një lider që do të udhëheqë protestën apo do të zhvillohet si ditët e para e ndarë në disa zona të Tiranës.

Momentalisht situata është e qetë, por policia e shtetit ndodhet në gatishmëri të plotë. Aktualisht, te ministria e Brendshme ka janë pozicionuar Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët do të ndërhyjnë në momente të ndyshme nëse do të jetë e nevojshme.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por tashmë edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit.

h.b/dita

Share This Article