Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës këtë të mërkurë do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për vlerësimin e figurës së saj.
Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për Imerajn.
Pas verifikimeve nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, anëtarët e KLP vendosën t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.
Në KPK, procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.
Elisabeta Imeraj u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës në 2018.
i.b. / dita
