E diela po afron dhe TELEBINGO-SHQIPTARE zhvillon shortin special të Ditës së Punëtorëve.
Vetëm me një biletë TELEBINGO që kushton 250 lekë do të fitohen miliona të tëra.
Ju mund të bëheni fitues jo vetëm i “Bingos Milionere” të garantuar mbi 30 milionë lekë (të vjetra), por edhe i njërës prej 2 “Rrogave Telebingo”, ku për dy vite me radhë do të mund të merrni çdo muaj shumën prej 50,000 lekësh.
Ndërkohë që surprizat e këtij shorti do të vijojnë më tej, pasi në lojë do të jenë edhe 2 çmimet “100 sekonda në supermarket”, 2 skutera elektrike, shumë dhurata, si: televizorë, laptopë, playstation, çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë e më shumë, teksa do të jepen edhe 10 çmimet nga 30,000 lekë, etj.
Nxitoni të blini biletën e fatit për të qenë ju fituesit e këtyre superçmimeve të Shortit Special të “1 Majit”.

