E pranon edhe Rusia: Avioni i rrëzuar në Egjipt nga një akt terrorist

Saimir Lleshi

Duket se nuk ka më dilema që avioni i rrëzuar në Sinai pak ditë më parë është kryer nga akte terroriste.

Kreu i Shërbimit Sekret Rus, Aleksandr Bortnikov, ka deklaruar se rrëzimi i aeroplanit në Gadishullin Sinait të Egjiptit ka ardhur për shkak të një sulmi terrorist.

Deri më tani, Rusia dhe Egjipti e kishin hedhur poshtë këtë mundësi, përkundër Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, që deklaronin se avioni ishte rrëzuar nga një bombë e vendosur në brendësi. Sulmi u mor përsipër nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Në një deklaratë në faqen e Kremlinit, Bortnikov tha se një bombë ishte futur në avionin e linjës Kogalymavia, ekuivalente me një kilogram TNT.

Presidenti rus deklaroi se do t’i “gjejë dhe ndëshkojë” sulmuesit kudo që ata janë. Nga rrëzimi i avioni më 31 tetor, vdiqën 224 persona, pra të gjithë ata që ishin në avion.

Shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit ishin rusë, ndërsa avioni u rrëzua pak minuta pas u ngrit nga aeroporti i Sharm el Sheik i Egjiptit për në Shën Peterburg. /Dita/

Share This Article