Në ditën që Komisioni,
dha Rekomandimi,
fiks tek kjo faqe kam shkruar:
“Frenoje gëzimin!”
Frenoje gëzimin,
Nëna Shqipëri,
sepse duhet vistua,
nga çdo qeveri!.
Duhet të votojnë,
të Njëzet e Shtatat,
dhe vetëm kështu,
hapen negociatat!
Dhe fiks atë ditë,
pas asaj muzike,
pamë në horizont,
ca shtete skeptike!
E para Holanda,
s’jep dakortësinë,
dhe pse vetë është mbushur,
plot me kokainë!
Plot me kokainë,
dhe marijuhanë,
armiq të përjetshëm,
për ne ata janë!
Holanda dhe Franca,
kundër vendit tim,
se aty Serbia,
ka si shumë ndikim!
Ndërsa Gjermania,
përbën një çudi,
gjithë ajo Merkel,
nuk paska fuqi?!
Nuk paska fuqi,
të bindë qeverinë,
që BE bisedimet,
të hapë me Shqipërinë!
Me këto dy shtete,
që janë deçizive,
dhe PD-ë ka lojtur,
role negative!
Kudo ku PD-ja,
ka pakëz kredi,
qasje negative,
kemi që tani!
Hapje nuk do ketë,
në Qershor e Maj,
se vetë BE-ja,
ka hallet e saj!
Ka të tjera vende,
që ne nuk i dimë,
që mund ta pengojnë,
“për qejf” Shqipërinë!
S’kemi pse të jemi,
kaq të dëshpëruar,
hiletë Europës,
ja kemi provuar!
Koha fluturon,
edhe ikën vrik,
Europa-kushte,
çdo gjashtë muaj shpik!
Dhe ne kemi qënë,
super të duruar,
kemi bërë çdo gjë,
që na është kërkuar!
Para Europës,
kemi ndenjur nuse,
kot kemi mbështetur,
dhe sanksionet ruse!
Gjersa kandidat,
s’jemi për anëtar,
s’kemi pse të jemi,
super solidarë!
Tani qeveria,
s’ka ç’të reagojë,
po BE një ditë,
do të ketë nevojë!.
Nuk kam pse t’i them,
Ramës-mos u ngut,
por edhe kaq shumë,
BE-së mos ju lut!.
Një ditë do të bëhet,
ajo që është nisur,
po ndënë trysni,
s’duhet qeverisur!
Mos e ulim kokën,
vetëm urtë e butë,
t’i presim -ashtu,
si do mushka drutë!
Europa vetë,
na hodhi në gropë,
dhe pse para saj,
ishim Europë!
Gjithë njollat e zeza,
që kemi mes nesh,
nga kjo Europë,
i kemi peshqesh!
Ajo e ka prishur,
Nënën Shqipëri,
Njëzet e Shtat vjet,
na la pa çati!
U shkul që nga rrënja,
Shqipëria ime,
për ne-Europa,
ka shumë detyrime!
Arben Duka / Karikatura shoqëruese, United Europe nga Agim Sulaj
