Nga Janusz Bugajski
Ekskluzive Dita – Me ekonomitë e ngrira dhe shoqëritë e paralizuara është e vështirë të imagjinohet se si do të duket bota pasi pandemia të largohet. Por koha kur të gjitha skenarët e mundshëm duhet të shqyrtohen, janë pikërisht të tilla momente. Dhe në rajonet e varfëra si Ballkani Perëndimor përshtatjet me realitetet e reja do të vënë në një provë të ashpër elasticitetin e shoqërisë.
Pandemia do të ketë ndikim të gjerë ekonomik në mbarë Europën, edhe sipas skenarit më optimist që parashikon një shok afatshkurtër dhe të pjerrët. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmërojnë tkurrje të thella në prodhimin e të gjitha ekonomive të Ballkanit, në përputhje me rënien e rëndë në pjesën tjetër të Europës.
Rënia ekonomike globale do të jetë shumë më e shpejtë sesa gjatë krizës financiare të 2008-2009 dhe mund të arrijë në 7.5% të PBB-së në zonën e euros. Në Europën Juglindore tkurrja ekonomike pritet të variojë midis 3 dhe 10%.
FMN gjithashtu parashikon që ekonomia globale mund të ripërtërihet shpejt dhe të regjistrojë 5.8% rritje të PBB-së në vitin 2021, duke kapur 4.7% në zonën e euros dhe 4.2% në ekonomitë europiane në zhvillim, si Ballkani.
Sidoqoftë, kjo varet nga rihapja e një niveli relativisht të lartë të aktivitetit ekonomik. Kufizimet e tanishme të lëvizjes dhe grumbullimit do të zgjasin për disa muaj, me një hapje graduale dhe kthim në një përngjasim të normalitetit që pritet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Të gjitha kryeqytetet europiane po planifikojnë të ulin kufizimet sociale, me disa që tashmë e kanë filluar këtë proces, megjithëse hapja ekonomike është kryesisht eksperimentale. Një numër i vendeve të Ballkanit Perëndimor po përgatiten të lejojnë bizneset e vogla dhe të mesme të hapen në maj. Grumbullimet publike me numër më të lartë, përfshirë shkollat, qendrat tregtare, parqet dhe ambientet sportive do të hapen më gradualisht, nëse humbjet e jetës vazhdojnë të ulen.
Sidoqoftë, një rikuperim i shpejtë nuk është i sigurt dhe disa vëzhgues paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë në vjeshtë dhe dimër. Nëse vaksina nuk gjendet dhe imuniteti shoqëror mbetet i kufizuar, atëherë (numri) i vdekjeve mund të rritet sërish dhe ekonomia të qëndrojë nën nivel për (një kohë) shumë më të gjatë.
Të gjitha shtetet janë në dilemë, pasi askush nuk ka si të jetë i bindur mbi ekuilibrin e duhur midis aktivitetit ekonomik dhe sigurisë publike. Karantinat e zgjatura do të rezultojnë në humbje të konsiderueshme në prodhim dhe të ardhura, por një rifillim i parakohshëm ekonomik mund të shkaktojë një rritje të pjerrët të vdekjeve.
Për shumicën e shteteve të Ballkanit dy sfera të ekonomisë janë veçanërisht dëmtuese – turizmi dhe remitancat (dërgesat e parave). Ekonomitë e tyre janë shumë të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të thella në turizmin global, me të ardhura që tejkalojnë 20 përqind të PBB-së në Shqipëri, Kroaci, Greqi dhe Mal të Zi. Për më tepër, varësia e madhe nga remitancat i bën një numër shtetesh të prekshme ndaj humbjeve të vendeve të punës në Europën Perëndimore. Remitancat tejkalojnë 10 % të PBB-së në Shqipëri dhe 15% në Kosovë.
Izolimet gjithashtu do të imponojnë kosto të konsiderueshme fiskale për qeveritë dhe do të rezultojnë në rritje të mëdha të borxhit publik.
Për të ndihmuar në zbutjen e goditjes, Komisioni Europian ka propozuar një paketë ndihme makro-financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë për t’i ndihmuar të ulin rënien ekonomike. Shqipëria ka të ngjarë të përfitojë 180 milion € dhe Kosova 100 milion €. Propozimi i Komisionit do i nënshtrohet miratimit të Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së.
Në afatin e gjatë, ekonomi të reja do të shfaqen. Do të ketë një rivlerësim të rrezikut të mbi-përqendrimit në prodhimin global dhe do të rivihet theksi në diversifikim, vetë-mjaftueshmëri kombëtare në sektorët kryesorë dhe ndërvarësi rajonale në vend të ndër-varësisë e distancave të mëdha. Kjo do të shfaqë mundësi të reja biznesi për disa kompani vendase. Politikbërësit në Ballkan mund të fillojnë procesin e ripërshtatjes duke kërkuar perspektivat e prodhimit, shërbimeve dhe tregjeve pas pandemisë.
Nga pikëpamja vendore, industritë e shërbimeve, siç janë transporti, restorantet, sporti dhe argëtimi mund të vuajnë për një periudhë të zgjatur, por industritë e tjera mund të regjistrojnë rritje domethënëse, veçanërisht blerjet online, dërgesat, telekomunikacioni, produktet kompjuterike dhe energjia e rinovueshme. Të gjitha kryeqytetet e Ballkanit gjithashtu duhet të mendojnë rajonalisht për mënyrën sesi ekspertiza e tyre, vendndodhja, fuqia punëtore dhe burimet mund të hapin tregje të reja ndër-shtetërore apo si të veprojnë si bazë prodhuese ose zinxhirë furnizimi për prodhime themelore ose urgjente që nevojiten në BE, përfshirë sektorin shëndetësor.
Paradoksalisht, vendet e varfra në Ballkan me ekonomi paralelisht gri dhe varësi më të vogël nga subvencionet shtetërore dhe kreditë bankare mund të jenë më pak të prekshme nga papunësia e zgjatur dhe varfërimi. Shoqëritë që kanë i kanë mbijetuar komunizmit, luftës dhe pasigurisë ekonomike për dekada të tëra mund të rezultojnë më elastike në zhvillimin përmes pandemisë COVID-19 sesa disa shoqëri tradicionalisht të qëndrueshme të Europës Perëndimore.
BALKANS AFTER THE PANDEMIC
Janusz Bugajski, May 2020
Dita Albania
With economies frozen and societies paralyzed it is difficult to imagine how the world will look once the pandemic subsides. But it is precisely at such times that all possible scenarios must be examined. And in poor regions like the Western Balkans adjustments to the new realities will severely test social resilience.
The economic impact of the pandemic will be far-reaching throughout Europe, with the most optimistic scenario envisaging a short, sharp shock. Forecasts by the International Monetary Fund (IMF) and the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) predict deep contractions in the output of all Balkan economies in line with the severe downturn in the rest of Europe. The global economic decline will be much steeper than during the financial crisis of 2008-2009 and could reach 7.5% of GDP in the Euro area. In Southeast Europe the economic contraction is expected to range between 3 and 10%.
The IMF also forecasts that the global economy can quickly rebound and register 5.8% GDP growth in 2021, reaching 4.7% in the Euro area and 4.2% in developing European economies such as the Balkans. However, this depends on the resumption of a relatively high level of economic activity. The current restrictions on movement and assembly will last for several months, with a gradual relaxation and return to some semblance of normality expected during the second half of this year.
All European capitals are planning to relax social restrictions, with some already starting the process, although the economic opening is largely experimental. Several Western Balkan countries are preparing to allow small and medium-sized businesses to open in May. Larger public gatherings, including schools, shopping centers, parks, and sports venues will be opened more gradually if the loss of life continues to decrease.
However, a swift recovery is not guaranteed and some observers are warning about a second wave of the pandemic in autumn and winter. If no vaccine is developed and social immunity remains limited then deaths may again soar and the economy will stay underwater for far longer. All states face a dilemma, as no one can be certain about the right balance between economic activity and public safety. Prolonged quarantines will result in substantial losses in production and revenue, but an early economic reboot could trigger a steep rise in fatalities.
For most Balkan states two economic arenas are especially damaging – tourism and remittances. Their economies are highly vulnerable to deep disruptions in global tourism, with revenues exceeding 20 per cent of GDP in Albania, Croatia, Greece, and Montenegro. Additionally, dependence on remittances makes several states vulnerable to job losses in Western Europe. Remittances account for approximately 10% of GDP in Albania and 15% in Kosova.
The lockdowns will also impose a substantial fiscal cost for governments and result in sharp increases in public debt. To help cushion the blow, the European Commission has proposed a €3 billion macro-financial assistance package to ten enlargement and neighborhood partners to help them limit the economic fallout. Albania is likely to benefit by €180 million and Kosovo by €100 million. The Commission’s proposal is subject to adoption by the European Parliament and the Council of the EU.
In the longer term, new economies will emerge. There will be a reassessment of the over-concentration of risks in global manufacturing and a renewed emphasis on diversification, national self-sufficiency in key sectors, and regional rather than long-distance inter-dependence. This will herald new business opportunities for some local companies. Balkan policy makers can begin the process of readjustment by exploring the prospects for post-pandemic production, services, and markets.
Domestically, service industries such as transport, restaurants, sport, and entertainment may suffer for a prolonged period, but other industries could record significant growth, especially in on-line shopping, deliveries, telecommunications, computer products, and renewable energy. All Balkan capitals should also think regionally about how their expertise, location, labor, and resources can open up new inter-state markets or act as a manufacturing base or supply chains for essential or emergency products needed in the EU, including its health sector.
Paradoxically, poor Balkan countries with parallel grey economies and lesser dependence on state subsidies and bank loans may be better buffeted against prolonged unemployment and impoverishment. Societies that have for decades survived communism, war, and economic uncertainty could prove more resilient in emerging through the COVID-19 pandemic than some traditionally stable West European societies.
*****
Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni një herë në javë në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

