Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.
Plotë 30 mijë euro janë grabitur në banesën e Tom Tinajt në Vermosh. Dy personat e armatosur përveç parave kanë marrë dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa kur janë larguar, kanë grabitur makinën e Tom Tinajt.
Mediat sjellin dëshminë e bashkëshortes së Tom Tinaj, 58-vjeçares Miri Tinaj.
Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.
Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.
Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjell djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.
a.m/dita