Turqia do financojë ndërtimin e Kuvendit të ri të Shqipërisë, në godinën e ish-Komitetit Qendror?

Dita
Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdogan dhe gruaja e tij Emine, gjate ceremonise se pritjes se tyre nga Presidenti Bujar Nishani. Erdogan ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nTurkish President Recep Tayyip Erdogan (2L) and his wife Emine Erdogan (L) pose for a picture during a welcoming ceremony before their meeting in Tirana.

PËRDITËSIM – Kush mendonte se presidenti turk erdhi kryesisht për të folur për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës, apo për të reklamuar lidhjet shumë të mira shqiptaro-turke, ka patur parasysh vetëm një pjesë të së vërtetës.

Vizita e Erdogan në Tiranë ka sjellë shumë më tepër se kaq.

Javanews.al raporton se palët kanë rënë dakort që qeveria turke të financojë edhe projekte të tjera ambicioze në Tiranë dhe jashtë saj.

Së pari bëhet fjalë për financimin e ndërtimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, në godinën e ish-komitetit Qëndror.

Një projekt i vjetër ka egzistuar prej vitesh, për ta kthyer këtë ndërtesë në selinë e parlamentit të ri, para se demokratët ta spostonin maketin në sipërfaqen aktuale të Piramidës.

Mësohet se Rama dhe Erdogan kanë rënë dakord që selia e re e Kuvendit, e cila do të ndërtohet në kryesinë aktuale të parlamentit, të financohet nga shteti turk, – raporton Javanews.

Së dyti, presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë rënë dakord që 26 shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, tre rrugë pedonale të qytetit të gurtë, si dhe ndriçimi i Kalasë së qytetit, të financohen gjithashtu nga pala turke.

Presidenti turk Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq dhe gjithsej delegacioni ka rreth 120 persona.

Share This Article