EXIT POLL: Sa mandate ka të sigurtë deri tani PS, sa ka të sigurtë PD dhe sa LSI. Cili është numri optimal për secilën nga tre partitë plus PSD (bilanci përfundimtar)

time

Redaksia e DITA, bazuar te sondimet pranë qendrave kryesore të votimit, ka publikuar pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, exit poll-in e mëposhtëm:

1.Cfarë ka të sigurtë PS – ja?

Kukës  të sigurt 1 (e mbyllur)
Lezhë  të sigurt 3 (e mbyllur)
Durrës të sigurt 7 (e mbyllur)
Elbasan  të sigurt 8 (e mbyllur)

Dibër   të sigurt 2, lufton për 3
Shkodër  të sigurt 3, lufton për 4
Tiranë  të sigurt 17, lufton për 18-19
Korçë   të sigurt 5, lufton për 6
Berat    të sigurt 4, lufton për 5
Fier       të sigurt 9, lufton për 10
Vlorë    të sigurt 7, lufton për 8
Gjirokastër     të sigurt 2, lufton për 3

Bilanci paraprak per PS:
PS ka 68 të sigurtë dhe në optimalen e vet nëse i merr të gjitha mandatet në proces shkon max 77

2.Çfarë ka të sigurtë PD-ja?

Kukës  të sigurt 2 (e mbyllur)
Lezhë  të sigurt 4 (e mbyllur)
Berat    të sigurt 2 (e mbyllur)
Vlorë    të sigurt 4 ( e mbyllur)

Durrës të sigurt 6 lufton për 7
Elbasan   të sigurt 5 lufton për 6
Dibër    të sigurt 2, lufton për 3
Shkodër  të sigurt 6, lufton për 7
Tiranë  të sigurt 15, lufton për 16-17
Korçë   të sigurt 4, lufton për 5
Fier      të sigurt 6, lufton për 7
Gjirokastër       të sigurt 1, lufton për 2

Bilanci paraprak për PD:
PD ka 57 të sigurt dhe në optimalen e vet nëse i merr të gjitha mandatet në proces shkon max 66.

3.Çfarë ka të sigurt LSI-ja?

Tiranë 2 të sigurt (e mbyllur)
Fier     1 të sigurt (e mbyllur)

Durrës lufton për 1
Elbasan   lufton për 1
Korçë   lufton per 1
Berat    lufton për 1

Bilanci paraprak për LSI:
LSI  ka 3 të sigurtë dhe në optimalen e vet nëse i merr të gjitha mandatet në proces shkon max 7.

4.Çfarë ka të sigurt PSD-ja

PSD merr 1 mandat në Shkodër, lufton për të dytin dhe për 1 mandat në Tiranë

Bilanci paraprak për PSD:
PSD  ka 1 të sigurtë dhe në optimalen e vet nëse i merr të gjitha mandatet në proces shkon max 3

Bilanci përfundimtar:

PS rreh te 71-72 mandate
PD rreh te 61-62 mandate
LSI rreh te 5-6 mandate

1-2 mandate partitë e vogla

Share This Article