Fate Velaj: Debati mbi shpifjet dhe dezinformimin, PE në sintoni me Ramën

DITA Online

Duket se edhe Parlamenti Europian është në të njëjtin emërues të përbashkët me atë çka po flitet së fundi në Shqipëri, rreth shpifjes dhe dezinformimit.

Deputeti Fate Velaj thotë se gjatë një vizitë në Bruksel, ku ishte i ftuar special në grupin e punës për mediat digitale, u fol edhe për këtë aspekt. Madje ai shton se Parlamenti Europian është në sintoni me atë çka po flitet së fundi në Shqipëri e që ka të bëjë me paketën anti-shpifje dhe dezinformimit.

Në mbledhjen e grupit të punës për mediat digitale dhe “fake news”, kryetari i komisionit i dha fjalën edhe deputetit shqiptar, i cili ndër të tjera, shpjegoi:

“…Një debat i tillë po zhvillohet edhe në Shqipëri. Kjo, sipas iniciativës se kryeministrit Rama që, shpifja dhe dezinformimi, të dënohet me ligj. Ndërsa gjobat që do të vendoset sipas parashikimit të këtij ligj, deputetet do i dhurojnë në një “solidarity fund“.

Më para se kaq Kryeministri Edi Rama mori iniciativën për të shpallur një paketë anti-shpifje me të cilën kërkon të frenojë deklaratat e pabaza të kujtdo në foltore publike, në media e portale online.

 

v.l/ Dita

Share This Article