Një politikan nga Filipinet i quajtur Reynaldo Dagsa fotografoi vrasësin e tij pak minuta përpara se të vdiste nga të shtënat e një pistolete.
Historia e rrallë dhe dramatike ka ndodhur natën e Vitit të Ri në 1 janar të vitit 2011.
Dagsa, 35 vjeç kishte zbritur bashkë me familjen për një foto festive në rrugën poshtë banesës së tij në Manila.
Në momentin që po bënte fotografinë, një i ri del nga një makinë e parkuar dhe e qëllon disa herë me pistoletë.
Dagsa ndërron jetë në ambulancën që po e dërgonte në spital.
Vrasësi u zbulua pikërisht nga kjo foto. Ai ishte një person i sapodalë nga burgu, për të cilin Dagsa kishte folur publikisht përpara dënimit.
n.s. / dita

