Pas publikimit nga Zëri i Amerikës të shkrimit për punësimet në burgje dhe konkurseve fiktive ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike.
Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie“, shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Për më tej Rama ka vazhduar:
“Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit”
v.l/ Dita
