Gara për universitetin/ Dalin kuotat e pranimeve për të 12 universitetet publike

Ornela

Krahas kritereve të aplikimit, maturantët që do të garojnë përgjatë kësaj vere për universitetin, kanë tashmë në dispozicion edhe kuotat e mundshme të pranimeve për çdo program studimi në institucionet e arsimit të lartë publik. Në varësi të kritereve dhe kuotave çdo kandidat mund të identifikojnë më lehtë degët në të cilat kanë më shumë shanse për të qenë fitues për raundin e parë të pranimeve.

Prej ditës së djeshme në të gjithë vendin ka nisur aplikimi në portalin online për të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që duan të vijojnë studimet e larta për vitin e ri akademik 2020-2021. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota kuotat e studimit për të gjitha degët e Universitetit të Tiranës, Politeknikut, Mjekësisë, Sporteve, Arteve, si dhe universiteteve të rretheve.

Të drejtën e aplikimit për raundin e parë e gëzojnë vetëm kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, që kanë kryer pagesën e plotësimit të formularit A2, dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave (me përjashtim të kategorive të përcaktuara), si dhe kriteret shtesë të pranimit që janë konfirmuar tashmë nga vetë universitetet.

Ndryshe nga sa ndodh me programet e tjera të studimeve, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, tek degët e arteve, apo edhe tek sportet, nuk kanë detyrim të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar.

Sipas afateve të përcaktuara më herët, sa i takon aplikimeve të raundit të parë, maturantët kanë afat deri në datën 3 gusht për të bërë të mundur përzgjedhjen e 10 preferencave me të cilat do të konkurojnë për studimet e larta, si në strukturat publike, ashtu edhe në ato private të arsimit të lartë në vend.

Shpallja e fituesve të raundit të parë do të bëhet zyrtarisht në datën 31 gusht, dhe në datën 1 gusht do të zhvillohet procesi i ankimimit për të pakënaqurit. Për raundin e parë regjistrimet e fituesve do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator. Procedura e regjistrimit të fituesve të këtij raundi do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Maturanti pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë që të regjistrohet në datat e përcaktuara për të vijuar sërish aplikimin në raundin e dytë. Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë proces brenda aftit të vendosur, ky kandidat nuk ka më të drejtë që të ndryshojë degën e studimit për vitin e ri akademik. Nëse në përfundim të raundit të parë do të ketë kuota të paplotësuara, atëherë do të zhvillohet edhe raundi i dytë i pranimeve, më tej edhe raundi i tretë, sipas afateve të përcaktuara.

 

UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

Fakulteti i Mjekësisë

Programi i studimit                           Kuotat

Mjekësi e Përgjithshme                         260

Farmaci                                                            90

Shëndet Publik                                                 20

 

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Stomatologji                                 100

Teknikë Dentare                        35

Higjienist Dentar                      70

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri e Përgjithshme                                   280

Mami                                                     45

Teknikë e Lartë Laboratorike                50

Fizioterapi                                                       50

Logopedi                                 25

Imazheri                                  50

 

 

UNIVERSITETI I TIRANËS

 

Fakulteti Histori Filologji

 

Histori                          100

Gjeografi                     180

Gjuhë letërsi                  165

Gazetari                       100

Arkeologji                    80

 

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

Biologji                                    100

Bioteknologji              100

Kimi                            100

Kimi industriale dhe Mjedisore 100

Kimi dhe teknologji ushqimore 100

Matematikë                  100

Fizikë                             90

Informatikë                              200

Teknologji Informacioni                      100

Inxhinieri matematike dhe informatike   100

 

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 

Gjuhë angleze              240

Gjuhë angleze filiali Sarandë 45

Gjuhë gjermane                       120

Gjuhë italiane              150

Gjuhë greke                   30

Gjuhë frënge                120

Gjuhë turke                  60

Gjuhë ruse                   30

Gjuhë spanjolle                        80

 

 

 

Fakulteti i Shkencave Sociale

 

Psikologji                     110

Punë sociale                 100

Filozofi                                      80

Sociologji                                   90

Shkenca Politike                                  100

Administrim dhe Politika Sociale 100

 

 

 

Fakulteti Ekonomik

Administrim–Biznes                   420

Administrim Biznes Sarandë              65

Ekonomiks                                  100

Financë                                       440

Informatikë Ekonomike          240

 

 

Fakulteti i Drejtësisë

Drejtësi                                   620

 

 

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

 

Shkencat e Lëvizjes                                                                 140

Shkencat e Rehabilitimit                                                         25

Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit            150

 

 

 

UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË

 

Fakulteti i Artit Skenik

 

Regji Filmi dhe Televizioni                     7

Aktrim                                                         10

Regji                                                     8

Skenografi – Kostumografi                             10

Koreografi                                                       10

 

 

Fakulteti i Arteve të Bukura

 

Pikturë                                     50

Skulpturë                                 16

 

 

Fakulteti i Muzikës

 

Muzikologji                             3

Kompozim                               4

Dirizhim                                  3

Piano                                       12

Violinë                                     17

Violonçel                                 4

Violë                                        4

Kitarë                                       5

Kontrabas                                3

Flaut                                        6

Oboe                                        3

Klarinetë                                  6

Fagot                                        3

Korno                                      2

Trombë                                    5

Trombon                                  3

Bastubë                                    2

Kanto                                       29

Pedagogji Muzikore                 16

Fizarmonikë Klasike                4

 

 

 

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

 

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

 

Inxhinieri Ndërtimi                  120

Inxhinieri Hidroteknike                       60

Inxhinieri Mjedisi                     60

Inxhinieri Gjeodezi                50

 

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

 

Arkitekturë (Arkitekt)              90

Arkitekturë (Urbanist)              40

Arkitekturë interier dhe dizajn   30

 

 

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

 

Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) 70

Inxhinieri Elektrike  (Energjetike)        70

Inxhinieri  Mekatronike                                   70

 

 

 

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike

 

Inxhinieri Fizike                                  70

Inxhinieri Matematike              70

 

 

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

 

Inxhinieri Mekanike                145

Inxhinieri Tekstile dhe Modë   70

Inxhinieri Materiale                 70

Inxhinieri Ekonomike              85

 

 

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave

 

Inxhinieri e Burimeve Minerare (Bachelor) 50

Inxhinieri e Naftës dhe Gazit (Bachelor)        50

Inxhinieri Gjeoinformatike (Bachelor) 50

Inxhinieri Gjeologjike (Bachelor) 50

Inxhinieri Gjeomjedis (Bachelor)I50

 

Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit

 

Inxhinieri Elektronike              100

Inxhinieri Informatike                         100

Inxhinieri Telekomunikacioni 100

 

 

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

 

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

 

Agrobiologji (Bachelor)                                 50

Bioteknologji Zooveterianare (Bachelor        ) 60

Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural (Bachelor) 90

Ekonomiks i Aplikuar (Bachelor)                   90

Financë Kontabilitet (Bachelor)                     120

Informatikë Biznesi (Bachelor)                      90

Menaxhim Agrobiznesi (Bachelor)                120

Menaxhim Turizmi Rural (Bachelor)                         90

 

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

 

Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm (Bachelor)          60

Inxhinieri Agrare profili : Agronomi (Bachelor)                   60

Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi (Bachelor)    90

Inxhinieri Agrare profili : Biologji Marine dhe Akuakulturë (Bachelor) 60

Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë (Bachelor)                              60

Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh (Bachelor)                       75

Inxhinieri Agromjedisi (Bachelor)                                          100

Kopshtari (Program Profesional 2-vjeçar)                             60

Shkenca Mjedisore profili: Menaxhimi i Burimeve Natyrore (Bachelor) 80

Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale (Bachelor)                 60

Zooveterinari (Program Profesional 2-vjeçar)                                   50

 

 

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

 

Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji Ushqimore (Bachelor)                       102

Inxhinieri Agroushqimore profili: Vreshtari Enologji (Bachelor)     104

Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit (Bachelor)                              105

 

 

Fakulteti i Shkencave Pyjore

 

Mbarështim Pyjesh                              52

Përpunim Druri                                    30

Inxhinieri përpunim Druri                 50

 

 

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

 

Mjekësi Veterinare                                  109

Menaxhim Veterinar (2vjeçar)             32

 

 

 

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” NË DURRËS

 

Fakulteti i Biznesit

 

Administrim Biznesi                80

Menaxhim-Marketing              80

Shkenca Ekonomike                80

Financë-Kontabilitet                106

Bankë Financë                           106

Menaxhim Hotel Restorant       50

Menaxhim Turizëm Kulturor     40

Menaxhim Turizëm Arkeologjik      40

Komunikim dhe Marketing Digjital     60

 

 

 

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike

 

Drejtësi                                    280

Shkenca Politike                      70

Administrim Publik                 70

Politikë Ekonomike                  70

Marrëdhënie me Publikun      70

Histori                                          40

 

 

 

Fakulteti i Studimeve profesionale

 

Infermieri e Përgjithshme         130

Mami                                               51

Fizioterapi                                      50

Navigacion dhe Peshkim Detar 38

Mekanik Detar program profesional 2-vjecar 35

Mekanikë Industriale dhe Bujqësorev program profesional 45

Teknikë Elektrike (2 vjeçar)       43

Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2 vjeçar) 40

Asistencë Stomatologji (2 vjeçar)                       45

Menaxhim Ndërtimi (2 vjeçar)                           40

Menaxhim Transporti (2 vjeçar)                        42

Asistencë Ligjore (2 vjeçar)                                 35

Asistencë Administrative (2 vjeçar)                  35

Teknologji Automobilash (2 vjeçar)                  45

Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2 vjeçar)    42

Informatikë Praktike (2 vjeçar)                          34

Navigacion dhe menaxhim Detar 40

Specialist sistemesh kondicioni 35

 

 

Fakulteti i Edukimit

 

Gjuhë Angleze                                        66

Mësuesi për Arsim Fillor                      50

Mësuesi për Arsim Parashkollor         45

Gjuhë Letërsi-Anglisht                         50

Gjermanisht-Anglisht                           41

Ekspert në Proceset e Formimit         55

Psikologji                                                50

Filozofi Sociologji                                 35

 

 

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

 

Shkenca Kompjuterike                        100

Sistemet e Informacionit                   80

Teknologji Informacioni                      100

Matematikë-Informatikë                   60

Aplikacion Ëeb dhe Dizenjim Grafik (Program Profesional 2-vjeçar) 60

Specialist pajisjesh elektronike (Program Profesional 2-vjeçar) 60

Multimedia dhe Televizion Dixhital 60

 

 

 

Fakulteti i Studimeve të Integruara për Praktikën

 

Menaxhim i Bankave (Program në gjuhë angleze)       2o

Menaxhim i Hoteleri Turizëm (Program në gjuhë angleze) 20

“Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme     20

 

 

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR

 

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

 

Gjuhë letërsi                             43

Gazetari dhe komunikim         43

Histori                                         40

Gjeografi                                     50

Udhërrëfyes turistik dhe menaxhues itineraresh program 2-vjecar profesional  20

 

 

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

Matematikë                  40

Fizikë                             30

Informatikë                  65

Biologji-Kimi               60

Infermieri e përgjithshme 100

Infermieri (Mami)                    50

Infermieri (Fizioterapi)            40

Teknik sistemesh  dhe rrjetesh kompjuterike program profesional  20

 

 

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

 

Mësuesi Arsimi Fillor                60

Mësuesi arsimi parashkollor    60

Psikologji                                      60

 

Punë sociale                                 60

Edukim fizik dhe sporte            75

Pedagogji muzikore                    30

Pikturë grafike                             30

 

Fakulteti Ekonomik

 

Financë-Kontabilitet                100

Administrim-Biznes                 85

Turizëm                                       70

 

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 

Gjuhë Angleze                          70

Gjuhë Italiane                          20

Gjuhë Gjermane                      20

Gjuhë Frënge                           20

 

Fakulteti i Drejtësisë

 

Drejtësi                                    300

 

 

 

 

 

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN

 

Fakulteti i Shkencave Humane

 

Gjuhë-Letërsi                           41

Gjuhë-Letërsi shqipe dhe Frënge 20

Histori- Gjeografi                     40

Histori dhe gjuhë gjermane      22

Gjeografi dhe gjuhë italiane     22

Gjuhë angleze                          70

Gjuhë gjermane                                   23

Gjuhë frënge                            23

Gjuhë italiane                          23

Gazetari                                   42

Gazetari-Anglisht                     44

Gjuhe Shqipe dhe Rome                      9

Program Profesional 2-vjeçar “Sekretar të specializuar dhe Administrativ” 50

Operator Turistik                    50

 

 

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

Biologji-Kimi                           50

Matematikë-Fizikë                   50

Teknologjitë e informacionit    100

Teknologji laboratori (2vjeçar)            80

Fizikë kompjuterike                 30

Matematikë Informatike          50

Program Profesional 2-vjeçar “Mekatronikë”   100

Program Profesional 2-vjeçar “Logjistikë”       80

Teknik mjedisi program dy vjecar 100

 

 

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

 

Infermieri e përgjithshme         200

Infermieri-Mami                      130

Fizioterapi                                100

Logopedi                                 50

Imazheri                                  100

Teknologji laboratori               100

 

 

 

Fakulteti i Shkencave të Edukimit

 

Mësuesi për Arsimin Fillor       48

Mësuesi për Arsimi Parashkollor 48

Edukim qytetar                                    35

Punonjës social                                    55

Filozofi-Sociologji                               35

Psikologji                                              35

Edukim Fizik dhe Sporte                   80

 

Fakulteti Ekonomik

 

Administrim-Biznes                              10

Financë-Kontabilitet                             100

Ekonomia dhe e drejta                         100

Drejtësi program i integruar 115

Informatikë ekonomike                       100

Ekonomi turizmi                                    60

Administrim biznesi dhe Inxhinieri   60

 

 

 

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

 

Fakulteti i Shkencave Teknike

 

Matematikë                            35

Fizikë                                       20

Shkenca Kompjuterike                    40

Teknologji Informacioni                 40

Informatikë                              30

Inxhinieri Navale                    25

Inxhinieri Mekanike               50

Navigacion                                35

Kimi                                            20

Biologji                                       38

Inxhinieri Elektrike                 50

 

 

 

Fakulteti i Ekonomisë

 

Administrim Biznesi                104

Menaxhim Turizmi                   50

Ekonomiks                                 80

Financë                                       150

Kontabilitet                               150

Marketing                                   40

 

 

 

Fakulteti i Shkencave Humane

 

Mësuesi për Arsimin Fillor                    30

Mësuesi për Arsimin Parashkollor       30

Pedagogji e Specializuar                         40

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi                       50

Gjuhë Angleze                                          70

Gjuhë italiane                                           20

Histori-gjeografi                                      30

Drejtësi                                                      200

Matematikë Fizikë 25

 

 

 

Fakulteti i Shëndetit Publik

 

Infermieri e përgjithshme                     190

 

Infermier Mami                                   90

 

 

 

UNIVERSITETI I KORÇËS “FAN S. NOLI”

 

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Gjuhë-Letërsi                           30

Gjuhë dhe Kulture Frënge        20

Gjuhë Angleze                         45

Mësuesi për Arsimin Fillor       25

Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20

Histori-Gjeografi                      25

Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme 25

Program 2- vjeçar “Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv 25

 

 

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane

 

Filozofi-Sociologji                   3

Matematikë-Fizikë                   35

Matematikë-Informatikë          35

Biologji- Kimi                          30

Teknologji Informacioni          33

Infermieri e përgjithshme         60

Mami (Infermier)                     30

Administrim dhe Politika Sociale 60

Program profesional 2- vjeçar “Shërbim Social” 40

Edukim fizik dhe sporte 45

 

 

Fakulteti i Ekonomisë

 

Financë-Kontabilitet                71

Menaxhim                               60

Administrim Biznesi në Marketing 30

Administrim Biznesi në Turizëm 30

Program profesional 2- vjeçar “Asistent Menaxher” 45

Bachelor në “Informatikë Biznesi”      30

Bachelor në “Biznes dhe Tregti”       30

Ekonomiks                              30

 

 

 

Fakulteti i Bujqësisë

 

Agroushqim                             35

Inxhinieri Agronomike                        40

Menaxhim Agrobiznesi (Bachelor) 30

Menaxhim Biznesi Bujqësor (Program Profesional 2-vjeçar) 35

Menaxhim Veterinar (Program Profesional 2-vjeçar) 35

Mjekësi e Bimeve dhe Hortikulturë (Bachelor) 20

Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve (Program Profesional 2-vjeçar) 35

 

 

 

UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

Biologji-Kimi                                            20

Fizikë dhe Teknologji Informacioni     10

Matematikë-Fizikë                                   1

Matematikë-Informatikë                       15

Teknologji Informacioni                         20

Infermieri e Përgjithshme                     80

Infermieri Mami                                      20

 

 

 

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore

 

Edukatore për Zhvillimin e Femijërisë së Hershme 0-3 vjeç (Program Profesional 2-vjeçar) 40

Gjuhë Angleze (Bachelor) 22

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Bachelor) 20

Gjuhë Italiane (Bachelor) 15

Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek (Bachelor) 15

Histori dhe Gjuhë Italiane (Bachelor) 15

Histori Gjeografi (Bachelor) 20

Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI) (Bachelor) 20

Mësuesi për Arsimin Parashkollor (Bachelor) 20

Udhërrëfyes Turistik (Program Profesional 2-vjeçar) 30

 

Fakulteti Ekonomik

 

Kontabilitet-Financë                40

Administrim-publik                   40

Ekonomi Turizmi                     20

Program profesional 2- vjeçar “Asistent administrativ”      40

Program profesional 2- vjeçar “Ndihmës ekonomist”          40

 

Program profesional 2- vjeçar “Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike”

Librar dhe biblotekar 30

 

 

 

 

Situata e Covid-19

 

ISHP: Dje 2 viktima dhe 108 raste të reja infektimi

 

Shifrat e infektimeve të reja të raportuara gjatë ditës së djeshme vijojnë të jenë të larta. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë me dije se nga hetimet në terren tek rastet e dyshuara janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 108 persona të tjerë, ndërkohë që janë shënuar edhe dy viktima të tjera.

 

“Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera”, ka deklaruar ditën e djeshme, Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

 

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e shkuara, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

 

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik”, ka theksuar më tej Cami.

 

 

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

Testime totale                   40192

Raste pozitive                     5105

Raste të shëruara             2830

Raste Aktive                        2125

Humbje jete                       150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1146

Durrës                  255

Shkodër                               202

Vlorë                     105

Lezhë                    83

Fier                                        76

Korçë                    69

Kukës                    60

Elbasan                                 49

Berat                     30

Gjirokastër         29

Dibër                     21

 

Share This Article