Autoritetet greke kanë kërkuar ekstradimin e Eduart Lamajt i arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Greqia e ka shpallur Lamajn në kërkim për veprat penale të pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Lamaj i njohur edhe si Leandro Simoni, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e BE, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.
Autoritetet greke kanë informuar palën shqiptare për shpalljen në kërkim të Lamajt, ndërsa kërkohet dorëzimi i tij.
Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Greqinë, dhe për këtë arsye, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu është drejtuar autoriteteve greke që çështja e tij të transferohet në vendin tonë.
o.j/dita
