Një prej autorëve të vrasjes së ndodhur në Linzë është përfshirë edhe në një plagosje tjetër disa muaj më parë.
Policia ka zbardhur se shtetasi Emiljano Tasho, 28-vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale Xh.Sh, ngjarje e ndodhur më 24 korrik të këtij viti në rrugën “Hoxha Tahsim”.
Policia thekson se Tasho dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarjeje, duke e qëlluar viktimën me armë zjarri pistoletë. Shtetasi Emiljano Tasho dyshohet për veprat penale të “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Vjedhje me arme” dhe “Vrasje e ngelur në tentativë”. /Dita/
