DITA ka botuar dje faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL si dhe një hartë-studim të KE.
Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar të rrudhës/çarjes që shkaktoi tërmetin e Durrësit.
Asnjë masë nuk u mor pavarësisht se paralajmërimet ishin të vijueshme.
DITA shkoi në Selanik të takonte një nga shkencëtarët që ka marrë pjesë në 2013 në gatitjen e hartës së Komisionit Europian ku Shqipëria renditet me rrezikun më të lartë për vitet në vijim.
Spyridon Pavlidis është gjeolog i tërmeteve, studiues i tyre, profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut.
Ai ka marrë pjesë gjithashtu në hartimin e raportit për TAP, ku gjithashtu paralajmërohej aktiviteti i shtuar sizmik në zonën e Durrësit.
Profesori ka reputacion të lartë në Europë për studimet mbi sjelljen e tërmeteve bazuar te historiku i tyre.
Mediat greke e cituan pas tërmetit si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që ishin vënë re në Shqipëri (shih faksimilen majtas).
Z.Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë. Ai ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, dhe ka qenë shumë shpesh në vendin tonë. Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.
“Prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.
Ironike apo jo? I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.
Jemi të lirë të zgjedhim: Mund të vijojmë kështu, deri tërmetin e ardhshëm…
Më poshtë pjesa e intervistës për DITA me prof. Pavlidis në zyrën e tij në Selanik, ku ai flet për tërmetin e nëntorit në Shqipëri dhe projektin e TAP.
Me profesorin bisedoi gazetari Huran Elezi:
*****
