Ishte një sjellje e shëmtuar e Irinas ndaj “vjehrrës” së saj, ajo që solli fundin e një marrëdhënieje në krizë. Të paktën kështu pohon e përditshmja portugeze “Correio da Manhã”, e cila zbulon se Irina nuk kishte shkuar kurrë mirë me nënën dhe motrat e tashmë ish partnerit të saj. Kjo ishte një marrëdhënie e keqe që arriti kulmin muajin e shkuar, kur modelja nuk pranoi të shkonte në festën e 60 vjetorit të nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro.
“Ronaldo donte t’i bënte një surprizë nënës së tij. Duke qenë se kishte kaluar Krishtlindjet së bashku me Irinan në Dubai, shpresonte që të kthehej për ditëlindjen e nënës së tij, por Irina nuk pranoi. Diskutuan aq ashpër saqë futbollist përfudnoi duke e kaluar natën e Vitit të Ri vetëm me djalin e tij”, shpjegon në burim i gazetës. “Irina nuk e donte Dolores dhe Ronaldo mbajti anën e nënës së tij, por natyrisht ishte thjesht pika që derdhi gotën, sepse në muajt e fundit takoheshin shumë rrallë”, shton burimi.
Megjithatë kjo nuk ishte mosmarrëveshja e vetme që zbulon shtypi portugez. Sipas “Correio da Manhã” Irina dhe Dolores Aveiro gjithashtu diskutuan se ku do të kalonin Krishtlindjen (më në fund Dubai dhe pa familjen e Cristiano-s), një çështje që thelloi krizën.
“Dolores ishte e bindur që Irina nuk ishte gruaja e duhur për djalin e saj. Preferonte dikë që në të ardhmen të ishte e gatshme të bënte rolin e nënës për Cristianon e vogël, por për Irinën ky nuk ishte prioritet”, shton i njëjti burim. Një shenjë kënaqësie për ndarjen e tregojnë edhe deklaratat e Katias, motrës së Ronaldos, e cila kur u pyet për mungesën e Irinas në Zyrih pohoi: “Duheshin vetëm ata që ishin të pranishëm. Vëllai im falënderoi personat më të rëndësishëm për të: vëllezërit, nënën, djalin dhe babanë tonë”.



