Sipas Riminitoday.it një ekip eksploratorësh italianë kanë përfunduar eksplorimin e një shpelle në Tabash të Gramshit, në Shqipërinë Qëndrore.
Gryka e zbuluar rreth një vit më parë nga ky grup, u eksplorua në një pjesë të saj, në -420 metra nën nivelin e detit.
Në mënyrë që të mos lihen gjurmë në disa vende, speleologët kanë vazhduar punën e tyre zbathur, për të mos ndotur dëmtuar mjediset e pashkelura ndonjëherë.
Ky ekip italian ka vizituar disa galeri të tilla në territorin shqiptar. Ata thonë se kanë shumë të tjera për të eksploruar.
Thellësia e kësaj shpelle është rreth 2 km. Formacionet e gipsit të bardhë që gjenden në dhomat e saj tregojnë se shpella është e formimit hipogjenik. Ato janë formuar nga ngritja e ujit sulfurik i cili është i pranishëm në kanionin që ndodhet aty afër.
Nuk është hera e parë që ekspertë të huaj vlerësojnë skutat e panjohura ende të paeksploruara në Shqipëri.
e.t./dita
