Një plantacion për kultivimin e kanabisit kishte ngritur në banesën e tij një shqiptar që jeton në Pieve di Cadore në Itali.
Mediat italiane raportojnë se ai është një 25-vjeçar me profesion hidraulik. Mirëpo, këtë zanat duket se e kishte sa për të mos rënë në sy, pasi shqiptari kishte mundur të krijonte një zonë enkas për kultivimin e lëndëve narkotike.
Akoma më interesante është vendi ku shqiptari e kishte krijuar. Në brendësi të mureve të banesës së tij, prapa një pasqyre, ai kishte krijuar plantacionin e kanabisit.
Policia kishte marrë informacione për aktivitetin e dyshimtë të hidraulikut nga Shqipëria dhe gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhoma e veçantë që fshihej prapa pasqyrës.






