Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-vë Donald Trump, pas disa muajsh të kalaur në hije ka dalë në një deklaratë për mediat.
Ivanka ka zgjedhur të flasë publikisht për dy tema delikate dhe të diskutuasra gjerësisht në SHBA: emigrantët dhe media.
Për vajzën e presidentit, është e gabuar të ndahen familjet e emigrantëve, ndërsa gazetat dhe televizionet nuk janë armiq të popullit, siç pati theksuar Trump.
Ajo e ndarjes së familjeve emigrante përshkruhet nga Ivanka si “pika më e ulët e pranisë sime” në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar vështirësinë e rolit të saj si këshilltare e babait me të cilin, megjithatë, ajo nuk bie dakord gjithmonë edhe pse ai e konsideron atë si krahun e djathtë.
Dhe pikërisht për shkak të politikës së emigracionit, e bija e Trump ishte kritikuar ashpër për mos ndalimin e manjatit dhe për mos distancimin publik të saj nga ai.
Ajo që ka bërë tani vajza e presidentit është se nuk mund të përjashtohet se ai madje e ka zhvendosur atë nga ambiciet e saj personale politike. Për disa kohë, tani po qarkullojnë zëra për një marrëveshje me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, se nëse dikush në familje do të rishpallte kërkesën për të drejtuar në të ardhmen Shtëpinë e Bardhë, ajo do të ishte Ivanka, e cila do të ëndërronte të bëhej presidentja e parë grua në SHBA.
Vajza e presidentit thuhet se nuk pajtohet me babain e saj edhe për mediat, të cilat Trump i shikon si një armik, ndërsa ajo beson se nuk është kështu. “Unë personalisht kam marrë pjesën time personale të mbulimit të medias, – shpjegoi ajo, – që nuk është edhe aq e kuruar, kështu që unë kam një ndjeshmëri të caktuar për atë se pse njerëzit kanë frikë dhe shqetësim, veçanërisht kur ata mendojnë se ato janë në shënjestër. Megjithatë nuk i cilësoj mediat armiq të popullit”.
Por në këtë pikë babai i saj u bë edhe më i furishëm kur lexoi deklaratat e vajzës së tij: “Ata e pyetën vajzën time Ivanka nëse mediat janë armiq të popullit. Ajo u përgjigj me saktësi “jo”. Janë “Fake Neës”, që janë larg në përqindje nndaj media, për të qenë armiq të popullit”, – shkruan Donald Trump në “Tëitter”.
Ivanka ka identifikuar “pikën më të lartë” të përvojës së saj në Shtëpinë e Bardhë me vendimin e babait për të anuluar dënimin e Alice Marie Johnson, afrikano-amerikane e dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për një krim jo të dhunshëm të drogës: “Ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë ndonjëherë dhe na kujton ndikimin që mund të ketë tek njerëzit”.
l.h/ dita
