Gjithë shëndetësia,
pa pushim punon,
të këpusë zinxhirin,
ajo po synon!
Dhe Manastirliu,
e mendon shumë mirë,
po për fat të keq,
janë kaq shumë zinxhirë!
Të qe një zinxhir,
s’do qe hiç problem,
po kur ke kaq shumë,
çfarë mund t’ju them?!
Tremijë e shtatëqind,
janë në karantinë,
janë vatra aktive,
për epideminë!
Po përveç këtyre,
që janë vërtetuar,
ka qindra që s’dinë,
se janë infektuar!
Këta që s’e dinë,
midis nesh jetojnë,
dhe fare pa dashur,
ne na infektojnë!
Kështu gjithë kujdesjet,
dalin kot së koti,
prandaj nga virusi,
të na ruaj Zoti!
Asnjë vend s’e zhduk,
dot epideminë,
nëse me urgjencë,
s’shpiket një vaksinë!
Veç njëzet përqind,
do mbeten pa prekur,
do Zoti të kemi,
sa më pak të vdekur!
Lufta është e keqe,
kur s’njihet armiku,
dhe nuk mund ta dimë,
gjer ku shkon rreziku!
Arben Duka
