Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, nis seanca për Xhezair Zaganjorin

Elena Tase

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dalë këtë të martë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të rivlerësohet konfirmimi ose jo në detyrë i tij.

Në gusht të vitit të kaluar Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

“Pasi vlerësoi edhe rekomandimin përkatës nga tre vëzhguesit e ONM, ankimuam vendimin e KPK që konfirmonte në detyrë Zaganjorin. Komisioneri Publik arrin në konkluzionin se KPK është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjeve”, tha Komisioneri Florian Ballhysa gjatë seancës, duke shtuar se ka probleme në deklarimin e pasurisë.

Vendimi për konfirmimin e tij u mor më 24 korrik, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse ndaj tij, nga trupa e KPK-së.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla; relatore: Rezarta Schuetz; anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për vettingun dhe përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Xhezair Zaganjori para KPA
Theo Jacobs, vëzhguesi i ONM

e.t./dita

Share This Article