Kolegji i Pavarur i Apelimit ka vendosur që të marrë në shqyrtim provat e reja të paraqitura ditën e sotme nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Vendimi për lënien në fuqi ose jo të vendimit të KPK, KPA do ta japë në seancën që do të zhvillohet në datën 17 korrik, në orën 14:00. KPK ka konfirmuar në detyrë, Zaganjorin, por komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Zaganjori nuk ka paguar detyrimet tatimore. Në seancën e sotme, kreu i GJL njoftoi se ka paraqitur 10 prova të reja, krahas 23 të paraqitura më herët dhe ka mohuar një akuzës të tillë, sipas së cili i ka paguar të gjitha detyrimet.
“Detyrimet tatimore janë paguar të gjitha. Rreth të njëjtat argumentesh rrotullohen të gjitha pyetjet. Sot paraqita 10 dokumente të reja, krahas 23 të tjerave. Përpiqem që të bëjë më të mirën për të gjetur këto dokumente, megjithatë brenda mundësive bëj më të mirën se bëhet fjalë për dokumente të 1995-1997.
Sa i përket ngërçit në Gjykatën e Lartë, Zaganjori tha: E di që janë dy ekstradime, për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”, tha Zaganjori.
e.t./dita
