Ditën e sotme i është komunikuar shkarkimi nga detyra Prokurorit të Apelit, Dritan Peka.
Pekën, më herët, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e kishte konfirmuar në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Peka nuk i plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë.
Sakaq, u kërkua shkarkimi i tij dhe në seancën e sotme, pas verifikimeve të kryera KPA vendosi që ta shkarkojë nga detyra.
Peka ishte drejtues në Prokurorinë e Apelit shkalla e parë në Tiranë.

h.b/dita
