KPK konfirmon në detyrë prokurorin Adnan Xholi

Leda Hysa

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi është rikonfirmuar në detyrë duke kaluar kështu vettingun. Vendimi në fjalë u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Subjekti i rivlerësimit me veprimet apo rivlerësimet e tij, nuk ka cënuar interesin e publikut dhe ka arritur veprimet e besueshme. Trupi gjykues e konsideron seancën të përfunduar. Prokurori rikonfirmohet në detyrë”, tha drejtuesja e seancës se KPK-së.

Sipas ILDKP, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë.l, një automjet me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro me kredi”- thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.

Po ashtu edhe DSIK, është shprehur se Prokurori Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

l.h/ dita

Share This Article