Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca.
Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasurisë së një familjari.
Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen 339, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Ndërkohë gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Ndreca ishte aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e “Vetingut”.
Gjithashtu sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali. KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren, duke e konfirmuar atë në detyrë.
o.j/dita
