Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës? Fton LDK për bashkëqeverisje

redaktor

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.

““Sot nuk do t’i kontaktoj. Qysh nesër do te vendosi kontaktin me LDK, me subjektin qe ishim ne opozitë dhe te bëhemi qeveri dhe te bëjmë ndryshimin. Ndryshimi ka ndodhur dhe mban datën 6 tetor. Shume gjenerata do ta mbajnë mend ketë date.

Ne nuk bëjmë gabime ne hapa. Me LDK kemi pasur bashkërendim opozitar. Unë ua shtrij dorën e bashkëpunimit si kryeministër”, – përfundoj ai.

 

d.a. / dita

Share This Article