Liga Arabe: Të hetohet për sulmin kimik në Siri

Dita

Në një samit të Ligës Arabe është bërë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi përdorimin e armëve kimike në Siri, si dhe është dënuar ndërhyrja e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.

Ky samit i mbajtur në Arabinë Saudite vjen pas sulmeve kundërpërgjigjëse të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri, në të cilat u vranë dhjetëra persona.

“Ne kërkojmë një hetim të pavarur ndërkombëtar që do të garantojë se do të zbatohet ligji ndërkombëtar ndaj kujtdo që dëshmohet se ka përdorur armë kimike”, thuhet në deklaratën e publikuar pas mbajtjes së këtij samiti.

Në deklaratë kërkohen gjithashtu më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit, si dhe bëhet thirrje për tërheqjen e milicive të Teheranit nga Siria dhe Jemeni, shkruan rel.

Irani është mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad, dhe terrorit të tij. Në Jemen, rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të shtetit, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Sanaa.

s.a/dita

Share This Article