Në fillim, ishin punonjësit e kujdesit shëndetësor që po përballeshin me pandeminë në spitale ndërsa tani lufta me Covid-19 është zhvendosur në rrugë dhe po drejtohet nga forcat e policisë.
Javën e kaluar, disa vende europiane kanë parë rritje rekord të rasteve të reja ditore. Vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë parë një rritje në numrin e rasteve që nga marsi.
Vende si Greqia dhe Kroacia , kryesisht të kursyera nga vala e parë, kanë parë rritje të rasteve në gusht pasi turistët, duke përfituar nga rihapja e kufijve të brendshëm të Europës në qershor, janë larguar në destinacione të ndryshme turistike për pushimet e tyre verore, shkruan abcnews.al
Autoritetet janë të vendosura për të shmangur një bllokim të dytë duke vendosur një sërë kufizimesh të tjera. Klubet e natës janë mbyllur, në Itali dhe Greqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme në hapësirat publike, dhe në shumicën e vendeve të BE. Në të gjithë Europën ka pasur vështirësi në zbatimin e rregullave.
Tani që maska është bërë e detyrueshme dhe madje qeveritë po zbatojnë ligjin për vendosjen e gjobave, njerëzit duket se janë ndërgjegjësuar.
Të enjten, Kryeministri francez njoftoi se maskat, tashmë të detyrueshme në disa pjesë të Parisit, do të bëheshin të detyrueshme në të gjithë qytetin.
Që nga 17 gushti, 30,000 kontrolle policie janë kryer në biznese të ndryshme duke vendosur 1.900 gjoba dhe janë mbyllur 53 institucione.
Në qershor forcat e policisë në Francë organizuan disa demonstrata, duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga qeveria pasi protestat pjesërisht të frymëzuara nga lëvizja Black Lives Matter ngritën shqetësime të reja në lidhje me metodat e përdorura nga policia franceze.
l.h/ dita
