Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij.
Gjatë një vizite në një fabrikë qumështi, Lukashenko tha se do të bllokojë vendet fqinje evropiane që të transportojnë mallra për në Rusi nëpëmjet territorit bjellorus.
Lukashenko ka urdhëruar gjysmën e ushtrisë së vendit të qëndrojë në gatishmëri luftarake dhe ka rënë dakord me Presidentin rus Vladimir Putin që trupat e të dy vendeve të bashkohen kundër një kërcënimi të mundshëm perëndimor.
“Nëse trupat e NATO-s afrohen, është e nevojshme të përdoret një grupim i përbashkët i forcave të armatosura, baza e së cilës është ushtria Bjellorusia”, tha Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko.
