Mafia ruse fut duart në futbollin europian

Elton Tafaruci

Policia portugeze mbështetur nga Europol, ka shkatërruar një grup ndërkombëtar të organizuar kriminal të përbërë kryesisht nga qytetarët rusë të cilët merren  me pastrim parash përmes sektorit të futbollit, njoftojnë burime pranë Europol, raporton Presheva Jonë.

Aktivë të paktën që prej vitit 2008, ky rrjet kriminal mendohet të jetë një qelizë e një grupi të rëndësishëm te mafias ruse, përgjegjës për pastrimin e disa milionë euro në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Grupi operon me një skemë të përcaktuar qartë. Ata identifikojnë klubet e futbollit në vështirësi financiare, pastaj depërtojnë me njerëzit e tyre të cilët ofrojnë shuma të nevojshme përmes investimeve.

Dyshimet e para erdhën nga standardet e larta të jetesës  të dyshuarve  të cilët përdornin  asetet me vlerë të lartë, të regjistruar nën emrat e palëve të treta. Ata kanë transferuar sasi të mëdha te hollash nga Rusia në Portugali, në shkelje të rregullave të BE-së.

Që atëherë, dëshmi të rëndësishme janë mbledhur duke treguar se ky grup kriminal vepron si një kompani, duke kryer pastrim të parave, mashtrimin tatimor, korrupsionin dhe falsifikim të dokumenteve.

Shefi i Grupit të Inteligjencës Financiare të Europolit, Igor Angelini, tha se  “Keqpërdorimi i kompanive të huaja për të fshehur pronësinë e aseteve është ende një nga sfidat më të mëdha për hetime të suksesshme financiare. Këto pengesa hedhin poshtë përpjekjet e hetuesve për të gjetur origjinën e parave, shpesh kriminale, të cilat rinvestohen në sektorë të tillë si futbolli që paraqet dobësi në lidhje me strukturën, modelint e financimit  e që mund të shfrytëzohet nga kriminelët. “

Share This Article