Majlinda Bregu, ish-ministrja e integrimit gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë emri më i lakuar për presidente,
Po ndërkaq nga mediat sociale Twitter, Instagram, vetë zonja Bregu duket se vazhdon e qetë punën e saj, në detyrën si Sekretare e Përgjithshme e RCC, institucioni që e drejton tashmë në një mandat të dytë.
Ajo nuk ka komentuar zërat për një kandidaturë të mundshme, ndërsa në intervistë e fundit dhënë për A2CNN e pyetur nëse i mungonte politika, dhe angazhimi me PD-në, ajo u përgjigj se asnjëherë nuk është indiferente ndaj vendit të vet, edhe pse është në një institucion rajonal, aktualisht.
“Nuk kam pse të gënjej që një pjesë e madhe e miqve, e të afërmve, dhe të gjithë të tjerët që më njohin jo vetëm ata me të cilët kam lidhje familjare, por edhe ata që i kam njohur nga eksperienca politike e bëjnë të njëjtën pyetje. Megjithatë unë sot për sot jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë, besoj që do t`i vlerësoj situatat në momentin e duhur.
Sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi, unë mundohem që të bëj më të mirën aty ku jam. Nuk dua që të mos lë gjurmë kudo dhe në çfarëdolloj detyre që të kem përsipër. Megjithatë nuk kam vendosur ta kaloj gjithë jetën në institucione evropiane”, u shpreh Majlinda Bregu.
A ishte ky një moment për t’u rikthyer, po. Por ajo vetë nuk jep sinjale që diçka po thuret.
Të paktën nga postimet, ku i fundit është në lidhje me pjesëmarrjen në një kongres të EPP (Partia Popullore Evropiane) në Roterdam mbi luftën e Rusisë dhe efektet që ajo ka në Ballkanin Perëndimor.
o.p. / dita