Milani ka bërë ndoshta goditjen më të mirë të kësaj merkatoje, Paolo Maldinin.
Më në fund drejtuesit e rinj dhe legjenda ranë dakord për rikthimin aq të dashur nga tifozët e Milanit dhe jo vetëm.
“Leonardo me tregoi projektin, bisedova me pronarët e rinj që më shpjeguar se çfarë duan të bëjnë dhe u binda. Unë besoj te ky projekt dhe jam i lumtur që bëj pjesë në të”.
Ai ka treguar dhe detyrat e tij të reja te Milani: “Do të merrem me ekipin e parë, më të rinjtë, me ekipet e moshave, merkato, marrëdhënien mes trajnerit dhe klubit. Unë dhe Leonardo do të ndajmë së bashku të gjitha aspektet sportive, do të kemi të njëjtat përgjegjësi”.
Nuk mund të rrinte pa thënë diçka dhe për tifozët: “Marrëdhëniet e mia me tifozët e Milanit janë të shkëlqyera, më duan dhe e kanë treguar gjithnjë këtë gjë. Ajo që ndodhi ditën time të lamtumirës ka mbetur aty dhe karriera ime gjykohet për atë që kam dhënë në fushë”, përfundoi Maldini.
l.h/ dita
