Mbahet e fshehtë plagosja e punëtorit që bënte punimet në Pallatin e Brigadave

redaktor

Nje punetor ndertimi plagoset brenda Pallatit te Brigadave qe po rikonstrukton presidenti Bujar Nishani me fondin e posacem te dhene nga kryeministri Berisha. Mesohet se 53-vjecari Gani Tresa, ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak, pas aksidentit të ndodhur 3 ditë më parë në brenda Pallatit të Brigadave.

Burime të policisë të cilat konfirmojnë lajmin për TVNews24, bëjnë me dije se punëtori 53-vjecar ra nga vinçi teksa punonte brenda ambienteve të Pallatit të Brigadave.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që bluzat e bardha që po mbajnë nën vëzhgim 53-vjecarin bëjnë me dije se ai po mbahet me frymëmarrje të drejtuar, teksa theksojnë se ka dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesë të trupit.

Policia ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë./News 24

Share This Article