Lagem,
jam Niagarë kur më prek dora jote
më ik një rënkimë që e kam prit me mote
Hapem,
epshi zbret ngadalë nga buzët e tua
e derdhet zjarr-dielli, ndez hënën mbi mua
Dridhem,
ti gishtat mbi lëkurë m’i rrëshket
e aty midis meje përmbytet një det
Nuk pyetet
ku puqen dielli e hana tok
A nuk jane një? A nuk jemi një?
Kur shikimi yt
Më bën më të bukurën në botë?
Ma zbukuron fytyrën me buzëqeshje
Në sytë e mi shkëlqen shpirti yt
Por zemra ime friket në heshtje
Ti ike,
për ndarje një gjerdan puthjesh ma fale
Tani çdo natë mbyll sytë dhe të zgjoj
në ëndërr
Shpirt,
a më ndjen
*****
Jetë Zhitia
Nga e njëjta autore mund të lexoni duke klikuar KËTU, KËTU dhe KËTU
